Përsa i përket kushteve atmosferike kjo javë do të fillojë me paqëndrueshmëri për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime.

Reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën me të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar.

Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *