E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Video · Vendi

Moti me ndryshime të forta, reshje shiu e bore, ulen temperaturat

 

Sipas MeteoAlb: VIJON rënia e vlerave barike duke bërë që vranësira të dendura dhe reshje shiu të mbizotërojnë në zonat bregdetare POR në zonat malore do ketë reshje dëbore. Këto kushte atmosferike MBETEN deri në pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht duke ri-kthyer kthjellimet në vend.

 

Temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në 14°C.

Reklamë

 

Era do fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi deri në 60 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

 

 

Rajoni i Ballkanit paraqitet me vranësira dhe reshje të herë pas herëshme, po ashtu pjesa më e madhe  e kontinentit VIJON me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. NDERSA Europa Jugore PARAQITET në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellët mbetet mbizotërues.

 

Më shumë video

Reklamë