Moti i së shtunës: Diell dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, por ç’ndodh me temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore të lindjes do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme me diell.
Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet mjegull dhe mjegullinë përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë nga verilindja–lindja me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 14 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.
Temperatura maksimale në rang territori do të jetë rreth 14°C, ndërsa ajo minimale pritet në qytetin e Peshkopisë, me vlerë 0°C.
/vizionplus.tv



