E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Moti i keq, vonohen tragetet në Durrës e Vlorë

Moti i keq ka shkaktuar vonesa ne nisjen dhe mbërritjen e trageteve. Një ditë me pare kapitaneria e Durrësit paralajmëroi tragetet, anijet dhe peshkarexhat që të bëjnë kujdes gjatë ditës se marte. Forca e detit dhe era e forte e bëjnë te rrezikshme qëndrimin e mjeteve te lundrimit dhe ne port.

 

Sipas njoftimit zyrtar te kapitanerisë se portit, anijet e tonazhit të mesëm dhe të ulët nuk do te lejohen të dalin në lundrim deri në përmirësimin e kushteve të motit. Thuajse e njëjta situate paraqitet edhe ne portin tjetër, atë te Vlorës.

 

Më shumë video

Reklamë