E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 58 minuta më parë
Video · Sociale

Moti i keq shton virozat

Ndryshimet e menjëhershme te temperaturave shtojnë problemet shëndetësore kryesisht tek te vegjlit.

 

Krahas virozave te stinës këtë periudhe mjeket po përballen me fluks pacientesh te cilët kane ftohje dhe infeksione te ndryshme qe  me se shumti ndodhin ne dimër. Mjeket e cilësojnë te pazakonte këtë fluks dhe kombinim virozash te shkaktuar nga ndryshimet e menjëhershme te kohës.

 

Bronkopneumonitë zënë numrin me te madh te rasteve te pacienteve qe paraqiten ne pediatri. Mjeket këshillojnë prindërit qe ti drejtohen specialistit me pare dhe jo  farmacisë siç ndodh zakonisht.

Më shumë video

Reklamë