E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Moti i keq shkakton probleme në Vlorë/ Ndërprerje energjie dhe rrëshqitje gurësh në disa zona

Moti i përkeqësuar, reshjet e dendura të shiut dhe era e fuqishme kanë shkaktuar problematika në Vlorë.

 

Reklamë

Lundrimi detar vijon të jetë i pezulluar për shkak të erës me shpejtësi deri në 25 metër /sek dhe deti me fuqi dallge deri në 8 ballë.

 

Reklamë

Sipas shtabit të emergjencave pranë Prefekturës së qarkut,situata është tejet e rënduar në të gjithë qarkun e si rrjedhojë ju është bërë thirrje të gjitha Njësive vendore të njoftojnë popullatën të kujdesen për të mos u përfshirë në situata kritike për jetën dhe pronën e tyre.

 

Ndërkohë nga era e fuqishme gjatë mbrëmjes së shtunë, janë rrëzuar dhjetëra pemë në Pyllin e Sodës, ndërsa në zonën e Lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Brataj janë regjistruar rrëshqitje gurësh.

 

Po kështu gjithë zona nga Orikumi, Dukat, Llogora e deri në Himarë ka pasur shkëputje të energjisë elektrike,për shkak të erërave të fuqishme.

Më shumë video

Reklamë