E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Moti i keq, rrëshqitje dherash në Shkodër, aksi ku drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes

Moti i keq me reshje që ka shoqëruar Shkodrën gjatë natës ka krijuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Drisht – Kalaja e Drishtit në Njësinë Administrative Postribë.

Siç dallohet nga fotot e siguruara, dherat kanë bllokuar rrugën duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Megjithatë, Bashkia Shkodër ka ndërhyrë me mjetet e saj për zhbllokimin e rrugës. Ky segment rrugor është i hapur për të gjitha mjetet./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë