Pas 24 orësh rikthehet energjia elektrike në të gjitha fshatrat e njësive administrative Dardhas, Çërravë në bashkinë e Pogradecit, Çlirim në bashkinë e Kolonjës si dhe fshatra të tjere të zonës malore të qarkut Korçë.

 

Burime zyrtare pranë OSSHE bëjnë të ditur se 13 grupe pune janë në gatishmëri për të mos munguar energjina elektrike për festat e Nëntorit, kryesisht në zonat e thella malore aty ku dhe problemet janë më të shumta në kushte të vështira atmosferike.

 

Gjatë orëve të fundit në juglindje të vendit ka patur ulje të temperaturave duke sjellë vështirësi në qarkullim në zonat e thella malore për shkak të pranisë së akullit në rrugë. Për këtë sektori i qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes kur lëvizin në akset rurale të këtyre zonave. Është i këshillueshem domosdoshmërisht përdorimi i zinxhirëve në këto segmente rrugore ku dhe prania e akullit është më e madhe.

 

Nga ana e drejtorive të shërbimeve publike të 6 bashkive të juglindjes po punohet me kriposjen e akseve rrugore më problematikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *