Reshjet e shiut dhe era e fortë detyruan Kapitenerinë e Portit në Vlorë që të pezullojë lundrimin detar.
Autoritetet njoftuan se forca e dallgëve arrin deri në 7 ballë, ndërsa lartësia e tyre shkon afro 2 metra.
Sipas ekspertëve, tregues të tillë konsiderohen të rrezikshmë për lundrim, ndaj për të parandaluar çdo të papritur, Kapitaneria njoftoi të gjithë subjektet që dalin në det, që të marrin masat e nevojshme për sigurimin mjeteve në port. Vendimi per pezullimin e lundrimit nuk ka një afat.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. /vizionplus.tv





