Probleme me energjine elektrike në disa zona të qarkut të Korçës.

 

Burime zyrtare pranë prefekturës bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të borës dhe erërave të forta ka pasur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike në zonën e Barmashti në bashkinë Kolonje si dhe disa fshatra në njësinë Drenovë të bashkisë Korçë.

 

Gjatë 24 oreve të fundit ndërprerje të here pas hershme te energjise ka pasur edhe në fshatrat e fushës së Maliqit por edhe në ato të njësive Voskopojë, Lekas, Gorë, Moglicë dhe Dardhas. Grupet e punës së OSHEE janë në terren duke punuar për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në dy njësitë Barmash dhe Drenovë.

 

Të njëjtat burime thanë se gjatë orëve të fundit ka pasur reshje bore në lartësi mbi 1200 metra. Reshje që kanë qenë më të dendura në fshatrat e Devollit të Sipërm. Zyrtarisht nuk raportohet për zona të bllokuara pasi të gjitha rrugët edhe ato rurale janë të hapura.

 

Policia rrugore iu kërkon drejtuesve të mjeteve kryesisht atyre që frekuentojnë fshatrat turistike të Dardhes dhe Voskopojës të përdorin pajisje dimërore. E hapur është edhe rruga Shtyllë-Panarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *