Moti i keq dhe era e fortë  ka shkaktuar probleme në zonat e thella  malore të zonës së Korçës përsa i përket furnizimit me energji elektrike . Dëmtime të shtyllave dhe  për pasojë anomali në furnizimin me energji elektrike raportohen nga zona e Vithkuqit, Shtylla, Çmerrica, Leskoviku.

 

Probleme ka patur edhe në disa zona në rrethin e Pogradecit që janë prej disa orësh pa energji elektrike pas demtimit të shtyllave.

 

Ndërprerje të energjisë mësohet se ka patur edhe në fshatin turistik të Dardhës dhe në Boboshticë. Punonjësit e OSHEE-se nga ana e tyre po bëjnë të gjitha përpjekjet në terren për riparimin e defekteve.

 

Gjatë ditës së martë, era e fortë ka fryrë që në orët e para të mëngjesit duke vështirësuar aktivitetet e ndryshme por ndërkaq ka shkaktuar edhe dëme me rrëzim të shtyllave elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *