Nisur nga moti i keq, Policia e Shtetit iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes, dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, për t’iu shmangur aksidenteve që mund të ndodhin.

 

“Policia e Shtetit, nisur nga moti i keq, me reshje shiu në të gjithë vendin, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të ruajnë distancën gjatë qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane e akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e Policisë Rrugore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme. Të gjithë përdoruesit e rrugës të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore, dhe në rast të bllokimit të rrugës, drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë në radhë deri në zhbllokimin e saj. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, me përjashtim të aksit Elbasan – Librazhd, tek ura e Murrashit, ku lëvizja kryhet vetëm në një korsi, pasi në rrugë ka inerte. Nga ana e firmës kontraktore po punohet për zhbllokimin e plotë të rrugës. Për çdo problem që mund të hasni, kontaktoni në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *