Moti i keq që ka përfshirë vendin ka detyruar Autoritetet Portuale të Durrësit që të pezullojnë përkohësisht daljen në det të anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit.

 

Kjo për shkak të dallgëve të mëdha që janë shkaktuar nga era e fortë.

 

Sa i takon linjës së trageteve, kapiteneria, bën të ditur se nuk ka pasur vonesa pavarësisht kushteve të këqija atmosferike.

 

Ndërkohë probleme nga era e fortë ka patur dhe në zonat malore në juglindje të vendit,  aty ky disa fshatra prej 24 orësh kanë qenë pa energji elektrike për shkak të këputjes së telave të energjisë elektrike në disa shtylla të tensionit të ulët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *