Subscribe

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Vlorës. Lagja “Pavarsia”, zona e Skelës, “28 Nëntori, “Rilindja” dhe të tjera zona janë nën “pushtetin” e reshjeve të dendura. Situata e krijuar ka sjellë problematika në qarkullimin e mjeteve, duke vështirësuar kryerjen e punëve të përditshme për qytetarët.

 

Rrugët më problematike ku është pezulluar çdo lëvizje si e mjeteve por dhe kalimtarëve,janë rruga “Hasan Kushta” dhe “Xhebro Gjika”, përkatësisht lagjet “Rilindja” dhe “28 nëntori”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *