E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Video · Vendi

Moti i keq, pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës

Moti i paqendrueshëm që ka përfshirë Adriatikun Jugor, ka krijuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Barit në drejtim të Porti të Durrësit.

 

Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se për shkak të motit të keq trageti i linjës Bari-Durrës nuk është nisur mbrëmjen e kaluar nga Porti i Barit, deri në qetësimin e kushteve meteorologjike. Ndërkaq, edhe tragetet e parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Bari dhe Ankona në drejtim të Portit të Durrësit, kanë pezulluar përkohësisht lundrimet, deri në përmirësimin e situatës së motit.

 

Reklamë

“Trageti “Rigel III”, “AF Francesca” që kanë parashikuar të lundrojnë mbrëmjen e sotme nga Porti i Barit, nuk do të nisen në oraret e parashikuara. Po ashtu edhe trageti i linjës Ankona-Durrës, “ AF Marina” , nuk do të lundrojë sot në drejtim të Durrësit. Vonesa do të ketë edhe në lundrimet nga Durrësi në drejtim të Barit/Ankonës.”, njofton Autoriteti Portual në Durrës.

 

Autoriteti Portual Durrës, agjencitë dhe institucionet e tjera detare nënvizojnë se po monitorojnë me kujdes situatën e krijuar.

Më shumë video

Reklamë