Moti i përkeqësuar, i karakterizuar nga era e fortë  në Vlorë, ka sjellë pezullim të lundrimit për një pjesë të mjeteve detare.

 

Sipas kapitenerisë së portit dallgët shkojnë 4 deri në 5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe 6-7 ballë në det të hapur prandaj të gjitha mjeteve lundruese të vogla, peshkarexhat, mjetet turistike iu ndalohet dalja në det.

 

Ndërkohë që tragetet e linjës Vlorë Brindisi por dhe anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht. Kjo situatë e motit pritet të vijojë deri në mesditën e 24 shtatorit.

 

Njoftim datë 22.09.2023

 

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 22-23-24.09.2023 duke filluar nga ora 08:00 datë 22.09.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 2.50 metra. 

 

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 22-23-24.09.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

 

  1. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

 

  1. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22-23-24.09.2023

 

  1. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

 

  1. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 24.09.2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *