E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq/ Pezullohet lundimi për mjetet e vogla në Vlorë

Këtë të premte, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

 

Sipas njoftimit nga kapiteneria e portit,  anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

 

Ndërkohë janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e cdo problemi gjatë së shtunës pasi dallgët parashikohet të arrijnë në një lartësi deri në 3 metra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë