Subscribe

Kushtet e paqëndrueshme të motit që kanë përfshirë rajonin e Adriatikut kanë bërë që autoritetet detaretë pezullojnë përkohësisht lundrimet e trageteve nga vendi ynë drejt brigjeve italiane dhe anasjelltas.

 

Konkretisht, nuk do të ketë lundrim nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit mbrëmjen e sotme, dt.7.2.2021 dhe anasjelltas. Kompanitë e trageteve kanë njoftuar pasagjerët të cilët kanë rezervuar udhëtimin e tyre mbrëmjen e sotme, për ta kryer atë në momentin e rifillimit të lundrimeve.

 

Autoritetet Detare janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës së motit, ndërsa pritet që lundrimet të rinisin mbrëmjen e dt.8.2.2021 nga Porti ynë dhe Porti i Barit, ku konfirmohet dhe qetësim i forcës së erës dhe detit në të dyja anët e Adriatikut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.