E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Moti i keq, përmbyten disa zona në Korçë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkatuar përmbytje në qytetin e Korçës.

 

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, uji ka vërshuar në rrugë ndërsa ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit.

 

Reklamë

Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve paraqitet edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia”.

 

Raportohet se kjo situatë ka vijuar për më shumë se 30 minuta edhe në hyrje të qytetit të Korçës, si dhe në unazën veriore.

 

Gjithashtu, pazari i qytetit dhe lagjet periferike janë hasur me situatën e rënduar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë