E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moti i keq përfshin Gjermaninë, anulohen dhjetëra fluturime

 

Gjermania është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e borës sollën edhe problemet e para.

 

Në Mynih, rreth 160 fluturime u anuluan, tha një zëdhënës i aeroportit për Agjencinë Gjermane të Lajmeve.

Reklamë

Shërbimi kombëtar i motit në Gjermani parashikon vazhdimin e reshjeve të borës deri pasditen e sotme në pjesën më të madhe të Bavarisë, ndërsa në disa zona, lartësia e borës pritet të arrijë 30-40 centimetra.

 

Për këtë arsye edhe sot, 2 dhjetor, priten probleme në aeroporte.

Probleme janë raportuar edhe me linjat e autobusëve dhe tramvajit, të cilat u anuluan mbrëmjen e së premtes, për shkak të borës dhe ngricave.

 

Bora ra edhe në Frankfurt dhe Berlin gjatë javës, ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit regjistroi reshje të lehta bore ose temperatura të ulëta./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë