E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq “paralizon” lundrimin detar në Vlorë

Qyteti i Vlorës vijon të jetë i prekur nga moti i keq edhe këtë të diel. Era e fortë bregdetare fryn me shpejtësi rreth 15 metra për sekondë, duke shkaktuar dallgë të larta që arrijnë deri në 1.5 metra.

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, mjetet e peshkimit dhe ato lundruese nuk kanë mundur të dalin në det, ndërsa lundrimi i tyre mbetet i pezulluar. Gjithashtu, është anuluar edhe lundrimi i tragetit të linjës Vlorë–Brindisi.

Autoritetet bëjnë me dije se trageti ndodhet në radë, në det të hapur, për të shmangur përplasjet me kalatat e portit detar, pasi forca e detit është në rritje. Situata po monitorohet në vijim, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë