E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Moti i keq në vend, Rama apel qytetarëve: Tregoni kujdes, ekipet e ARSH ndodhen në terren për të mbajtur akset rrugore hapur

Kryeministri Edi Rama ju ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë ndërsa lëvizin me makinë për shkak të motit të keq.

Reshjet e dëborës dhe uja e temperaturave kanë vështirësuar qarkullimin në disa prej akseve rrugore të vendit.

Reklamë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama bën apel për kujdes, ndërsa shton se ekipet e ARRSH janë në terren për të garantuar sigurinë e çdo qytetari.


Postimi i Ramës:

Reklamë

Në këto kushte të vështira moti, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në terren pa ndërprerje, duke punuar ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në lëvizje❄️⛈️

⚠️ Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë????

✅ 130 mjete borëpastruese

✅ 577 mjete të tjera

✅ 800 punonjës

✅ 5 300 ton kripë

✅ 1 800 ton granil

Vazhdo të lexosh

Reklamë