Kronikë
Moti i keq në vend, policia në ndihmë të qytetarëve

Qyteti i Durrësit ashtu si shumë zona të tjera të vendit u përballë me rrebesh shiu me intenstitet të lartë gjatë ditës së sotme, ku shumë lagje u përmbytën.
Fatmirësisht përveç dëmeve materiake, nuk pati persona të lënduar.
Reklamë
Përveç shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës civile edhe forcat e Policisë së Shtetit u angazhuan në ndihmë të qytetarëve, çka prodhoi edhe rezultatin që askush të mos lëndohej pavarësisht kapriçove të motit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda falenderoi gjithë forcat e Policisë së Shtetit ëpr angazhimin e tyre në terren gjatë ditës së sotme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




