Subscribe

Reshjet e dendura të shiut që kanë rëna gjatë orëve të fundit, kanë sjellë përmbytje të mëdha në Bashkinë e Tropojës. Sasi të mëdha të ujit kanë vërshuar nga malet në Margegaj dhe Bytyç të këtij rrethi.

 

Për pasojë 7 familje janë evakuuar nga banesa, pasi rrezikonin jetën. Bashkia e Tropojës ka kërkuar ndihmë nga institucionet pasi situata mund të përkeqësohet, nëse shtohen reshjet e shiut. Mësohet se është dëmtuar edhe rrjeti i tensionit të mesëm ku për pasojë ka ndërprerje të energjisë, por po punohet për riparimin e avarisë.

 

 

Probleme nga shiu janë shënuar edhe në Fier. Nuk ka problematika madhore, por vetëm bllokime të pjesshme rrugëve dhe ndërprerje të shkurtra të energjisë.

Si pasojë e rrjetit të amortizuar stakime të energjisë ka patur në zonën e Roskovecit.

 

Edhe Lushnja është përfshirë nga përmbytjet. Në disa akse rrugore uji ka arritur deri në 30 cm. Bulevardet kryesore janë bllokuar, ndërsa në zonën e pedonales uji kalon mbi trotuar.

 

Probleme janë shënuar gjithashtu në Elbasan. Në disa akse ka prani të madhe të ujit, ndërkohë që era e fortë ka rrëzuar disa pemë duke rrezikuar kalimtarët.

 

 

Në Shëngjin dhe në Vlorë janë paralajmëruar anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese që të shmangin daljen në det për shkak të motit të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *