Rreshjet e denduara të dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në shumë rajone të Italisë.

 

Zjarrfikëset kanë kryer 60 ndërhyrje në Palermo për shkak të motit të keq, ku në Monreale  një gur u shkëput nga mali duke përfunduar pranë një shtëpie, por pa shkaktuar viktima.

 

Disa banesa  gjithashtu pësuan dëmtime për shkak të rrëzimit të pemëve si pasojë e erërave të forta.

 

Bora e madhe shkaktoi probleme të mëdha edhe  në Abruzzo. 23 persona u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit mes tyre edhe një i porsalindur pasi dëbora e madhe bllokoi rrugët. Bora e madhe ka shkaktuar gjithashtu probleme edhe në Siçili.

 

Moti i keq ka shkatuar probleme edhe në vende të tjera europiane. Reshjet e dendura të borës në jugperëndim të Gjermanisë janë kthyer në probleme serioze për drejtuesit e mjeteve  .

 

Situata më e vështirë ishte në Saarland, ku moti i keq ka sjellë dhjetëra aksidente ku tetë persona u plagosën.

 

Në Poloni, rreth 300,000 njerëz janë pa energji elektrike pasi reshjet e dendura të borës dhe era e fortë kanë dëmtuar linjat e tensioni të lartë. Kushtet e pafavorshme të motit kanë shkaktuar disa aksidente me vdekje dhe vonesa të trenave, veçanërisht në jug.

 

Në perëndim të Kroacisë, disa zona kanë pësuar një kolaps trafiku për shkak të stuhive të borës dhe erërave të forta. Një sërë rrugësh janë mbyllur dhe trafiku i trageteve është ndërprerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *