E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 minuta më parë
Bota

Moti i keq në Ballkan dhe Europë

Moti i keq ka mbërthyer gadishullin e Ballkanit dhe shume vende ne Europen Lindore dhe Jugore. Ne Greqi është shënuar viktima e pare, nje 47-vjeçar qe udhëtonte me automjetin e tij dhe u përpi nga ujërat e nje lumi. Ngjarja ndodhi ne nje zone prane kufirit me Bullgarinë, ku kërkohet edhe nje tjetër person qe rezulton i zhdukur. Ne pjesën me te madhe te vendit ka pasur probleme nga reshjet e dëborës e shiut, si dhe era e forte, qe ka dëmtuar edhe ura. Trafiku eshte ndërprere ne rruge dytësore, veçanërisht ne disa rajone ne veri te vendit. Dëbora ka mbuluar zonat malore, si dhe Athinen dhe Selanikun, ku pati edhe probleme ne trafik, por edhe me lundrimin e trageteve. Edhe Italia fqinje po përballet me motin e keq, ku jane mbyllur shkolla e raportohen probleme ne shume rruge. Dëbora ka mbuluar edhe pjese te Serbisë, Rumanisë e Bullgarisë, ku dhjetëra mijëra njerez kane mbetur pa energji. Ne Rumani shkollat ne disa pjese te vendit jane te mbyllura, ndërsa raportohen anulime te fluturimeve. Edhe ne Turqi 246 fluturime jane anuluar nga dhe drejt Stambollit per shkak te erërave te forta. Në Maqedoni, temperaturat e ulëta e kanë vështirësuar veçanërisht situatën e emigrantëve. Ne disa vende te Europes Perëndimore, si dhe ne Republikën Ceke e Poloni ka pasur gjithashtu probleme ne qarkullimin e automjeteve dhe ne trafikun ajror dhe hekurudhor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë