Lagjia “Uznovë e Madhe” dhe fshatrat e ish/komunës Rroshnik janë pa drita që prej ditës së djeshme për shkak të erës së fortë që pushtoi dje qarkun e Beratit,duke shkaktuar dëmtime në rrjetim energjitik.

 

Burime nga OSHE Berat bëjnë më dije se,në disa fshatra rrjeti elektrik është shkëputur dhe riparimet që kanë filluar që dje nga elektriçistët nuk kanë përfunduar ende. Kanë qënë vetë banorët e lagjes “Uznovë e Madhe” ata që kanë ngritur sot shqetësimin në media,duke pohuar se kjo situatë ndodh sa herë që ka stuhi ere si dhe rreshje të pandërprera shiu.

 

“Ky problem vijon prej më shumë se 20-vjetësh dhe askush nuk ka marrë masa për riparimin apo zëvendësimin e rrjetit elektrik në këtë zonë. Sa herë që ka rreshje dhe erë të fortë ne rrimë me ditë të tëra pa drita. Jemi ankuar shpesh herë pranë OSHE-së Berat dhe askush nuk i është përgjigjur shqetësimit tonë.Na përcjellin me fjalë të ngrohta duke na thënë që do rregullohet dhe nuk bëhet asgjë. Në këtu jemi afro 100 familje që vuajmë çdo javë mungesën e energjisë elektrike,ndërkohë që në këtë zonë ka edhe shumë biznese që paguajnë rregullisht taksat.

Kjo gjendje e rënduar vijon prej shumē vitesh,për shkak se rrjeti energjitik dhe shtyllat elektrike janë të amortizuara“-shprehen banorët.

 

Ata deklarojnë njëkohësisht se mungesa e energjisë elektrike u ka djegur shpeshherë edhe pajisjet elektro-shtëpiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *