Subscribe

Ulja e temperaturave, shoqëruar me reshje shiu dhe erë ka larguar pushuesit nga bregdetet e vendit, paraditen e kësaj të mërkure.

Shezllongët dhe çadrat mbetën të boshatisura, për shkak se moti i keq dhe deti i trazuar ishte i papërshtatshëm për ata që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdet.

Por sipas meterologëve, luhatjet e temperaturave dhe stuhitë detare do të normalizohen shumë shpejt .

ADIOLA BAMI 

METEOALB

Kemi patur përmirësim të motit në zonat bregdetare dhe pjesërisht ato të ulëta, por ministuhitë lokale vijojnë të mbeten në zonën lindore të territorit. Është një situatë e përkohshme, orët e vona të pasdites presim përmirësim të motit edhe në këtë pjesë të territorit duke na rikthyer kthjellimet, pavarësisht se dita e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, sërish pas mesditës presim zhvillim të vranësirave lokale dhe rrebeshe afatshkurtra. Nga e premtja reshjet të lokalizuara në zona malore, sasi shumë të pakët, kryesisht pas mesditës.

Ndërsa të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet nga java e ardhshme, do të mund të shijojnë përsëri ditët me diell dhe temperaturat e larta.

ADIOLA BAMI 

METEOALB

Temperaturat e ajrit, sot pësuan rënie të ndjeshme. Max nga 39 oC, pritet që sot të jenë 32oC. Por nga e enjta- fundjavë, rritje graduale. Në fundjavë do të ketë kulmim temperaturash, me vlera mbi 35 gradë, ndërsa java që vjen na sjell jo vetëm mot me diell, kthjellime, por edhe temperatura të larta me vlera mbi 37 gradë.

Disa vizitorë e shfrytëzuan këtë kohë për të shëtitur apo bërë aktivitete të ndryshme sportive përgjatë vijës bregdetare.

Ndërkaq edhe policia kufitare më herët njoftoi bizneset private që operojnë me mjete lundruese në det për arsye turizmi, të pezullojnë punën e tyre deri në një urdhër të dytë për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *