Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar për ditën e sotme, 17 shtator se për shkak të motit të keq do të ketë vërshime ujrash dhe rrëshqitje dherash.

 

Sipas IGJEUM, më të rrezikuara janë qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

 

 

“Sipas llogaritjeve të IGJEO, ditën e sotme (e shtunë dt.17) në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër si rezultat i reshjeve intensive pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në po këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Nesër (e diel dt.18) si rezultat i rënies së intensitetit të reshjeve pritet qetësimi i situatës.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës, Drini i Lezhës dhe Mat pritet një rritje e prurjeve.”

 

 

Për sa i  përket reshjeve të shiut, priten deri në instensive në qarqet Lezhë, SHkodër dhe Vlorë.

 

RESHJET
Sot pasdite (e shtunë dt.17) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër. Reshjet pritet të shoqërohen dhe me shtrëngata në shumicën e qarqeve. Nesër (e diel dt.18) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e diel dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 23 °C
në vendet e ulëta: 17 / 25 °C
në vendet malore: 13 / 21 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë dt.17) dhe nesër (e diel dt.18) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *