Njësia e transportit mjekësor me helikopter edhe në këto ditë me kushte të vështira meteorologjike vazhdon misionin e saj për transportimin e të sëmurëve drejt spitaleve të Tiranës, në çdo skaj të vendit.

 

Këtë të premte janë kryer dy misione për transportim të semureve.

 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Burrel u transportua një grua shtatzanë e cila pati komplikacione, ndërsa nga Saranda u transportua një i moshuar me probleme të rënda ne mushkëri për në QSUT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *