Shtetet e Bashkuara të Ameriëks janë përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e stuhive dhe erërave të forta 16 persona raportohet se kanë humbur jetën.
Autoritetet në Missouri thonë se 10 njerëz vdiqën atje, me tre vdekje të tjera të raportuara në Arkansas dhe 3 të tjerë në aksidente me makinë mes stuhive të pluhurit në Teksas.
Rreth 138 milionë njerëz janë në rrezik të motit të keq në shtetet qendrore dhe jugore të SHBA.
Paralajmërimet për tornado janë vendosur në pjesë të Illinois, Missouri, Arkansas, Mississippi, Indiana dhe Kentucky.
Storm damage on South US 63 in Rolla and significant damage to the bus barn in Dixon. Stay tuned for updates as more information becomes available. #StormDamage #MissouriWeather pic.twitter.com/kJC5mJ7PXj
— MSHP Troop I (@MSHPTrooperI) March 15, 2025
Në Missouri, ku u shpall një gjendje e jashtëzakonshme të premten, ata parashikohet të arrijnë EF2 në shkallën e forcës së tornados, e cila kërkon shpejtësi të erës midis 113 mph dhe 157 mph.
Breshër në madhësinë e topave të bejsbollit u raportua në Christian County, tha shërbimi amerikan i motit.
Dëbora deri në gjashtë centimetra pritet në Minesota perëndimore dhe në Dakotën Jugore në lindje të largët, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.