E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Moti i keq godet Italinë, borë në Alpe, breshër, stuhi e përmbytje në veri, bllokohen trenat me Francën

Vala e motit të keq ka vazhduar në veriun e Italisë për të dytën ditë rradhazi.

 

Reklamë

Për pasojë përmbytje të mëdha janë shënuar në disa qytete.

 

Reklamë

Trenat e linjave Itali – Francë janë janë pezulluar pasi një masiv dheu rrëshqiti në afërsi të kufirit mes dy shteteve. Hekurudhat do të jenë të bllokuara të paktën deri të mërkurën e 30 gushtit.

 

Lumenj balte ka patur edhe në Provincën e Bellunos, në veri ku janë bllokuar rrugë e janë rrëzikuar banesa. Autoritetet në këtë zonë kanë evakuuar 70 persona.

 

Disa rrugë kombëtrare janë mbyllur gjithshtu në të gjithë veriun e vendit fqinj deri në përmirësim të situatës.

 

Problematika ka patur edhe me energjinë elektrike në disa zona.

 

Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve të motit pritet të sjellë përmbytje në Venecia ku niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

 

Alarmi për rrezik do të mbetet aktiv pasi situata pritet të mnetet e njëjtë edhe për ditën e maartë.

 

Stuhtë dhe erërat e forta shkatërruan dhjetra cati banesash dhe makina nw rrugw edhe një ditë më parë por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për viktima.

Vazhdo të lexosh

Reklamë