Një stuhi e fortë ka goditur Gjermaninë dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Zonat jugore dhe perëndimore gjermane të Baden-Wuerttemberg, Bavaria dhe Hesse u goditën nga reshjet e shumta shiu dhe breshëri, të cilat kthyen rrugët kryesore në lumenj. Në Bavari, disa fshatra u përmbytën, rrugët u mbuluan plotësisht nga uji duke e bërë të pamundur lëvizjen për automjetet.

Ndërkohë zonat veriore franceze të Pas-de-Calais dhe Somme gjithashtu u goditën rëndë nga moti i keq. Stuhia e fuqishme preku qytetin e Abbeville, duke përmbytur shtëpitë dhe dyqanet.

Pas një jave nxehtësie me temperatura deri në 36 gradë Celsius, edhe Moska, me një popullsi me më shumë se 15 milion banorë, është mbuluar nga uji.

Ky është momenti kur rrufeja goditi një nënstacion në lindje të Moskës duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Disa prej ndërtesave mbetën pa çati.

Por disa qytetarë të guximshëm e mirëpritën shiun edhe si një mundësi për të notuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *