E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moti i keq gjunjëzon veriun e Italisë, dy të vdekur

Moti i keq ka sjelle probleme të mëdha në veriun e Italisë.

Situata prej më shumë se 24 orësh është e rëndë në rajonet e LIgurias, Piemontes dhe Lombardi.

Dy persona deri tani kanë gjetur vdekjen, mes të cileve një taksist në zonën Arquata.

Ndërkohe në mesin e lajmeve negative, ka ardhur më në fund edhe një informacion pozitiv sic ishte gjetja shendoshe e mirë e disa personave që rezultonin të zhdukur në Alessandrino.

Reklamë

Rajoni I Piemontes ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Ndërkohe niveli I lumit PO është rritur në mënyrë të frikshme së fundmi, konkretisht me 3.5 metra cdo 24 orë.

Mjaft zona kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa shumë shkolla janë mbyllur edhe këtë të martë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë