Subscribe

Prej më shumë se 24 orësh shirat krijuan një situatë alarmante në disa zona të vendit.

 

Kjo është pamja e Fushë Krujës një ditë pas përmbytjeve.

 

Të gjendur përballë një situate të jashtëzakonshme,  qytetarët mundohen të heqin inertet nga shtëpitë e bizneset e tyre me frikën se reshjet do të rifillojnë përsëri. Në Derven situata është akoma më e rënduar.

 

Rruga mund të kalohet vetëm me ekskavatorë, ndërsa që prej mbrëmjes së djeshme me dhjetëra familje vijojnë të jenë të bllokuara.

 

Në fshatin Derven kërkohet ndihmë sërish, pasi ka ende familje të bllokuara nga uji.

 

Bllokimi i aksit ka sjellë dhe reagime nga qytetarët.

 

Të paktën 315 persona në gjithë vendin janë evakuuar gjatë natës duke u gdhirë e premtja, nga forcat e ushtrisë. Ndërkohe kane nisur edhe operacionet nga ajri per evakuimin e disa familjeve ne fshatin Mallkuc.

 

Për shkak të niveli të lartë të ujit, kalimi i banorëve është bërë me gomone.

 

Te evokuarit janë sistemua në qendrën shëndetësore të forcës tokësore në Zall Herrit. Ata do të qëndrojnë atje deri në përmirësim e situatës.

 

Në Lezhë vërshimi i ujit solli shembjen e “Urës së Drojës” në Mamurras, që lidh aksin nacional Fushë-Krujë – Milot. Kjo solli probleme në lëvizjen e banorëve.

 

Lumi doli nga shtrati dhe përparoi ne disa banesa, ndërsa niveli i ujit arrin deri në 30 cm.

 

Probleme ka edhe në qarkun e Dibrës. Për shkak të reshjeve 3 familje me 14 anëtare ne fshatin Bruc të Matit, janë të izoluar mes ujit.

 

Është përkeqësuar ndjeshëm situata e përmbytjeve edhe në Durrës. Ndonëse në lagjet e qytetit nuk ka shumë probleme, situata më e vështirë paraqitet në Shijak.

 

Mesditën e së premtes lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur menjëherë dhjetëra shtëpi. Kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani tha se situata është në monitorim per te bere evakuimin ne kohe te atyre qe rrezikohen.

 

Në disa nga banesat e përmbytura në Shijak automjetet e stacionit zjarrfikës kanë ndërhyrë për të larguar ujin.

 

Zona e Shijakut, Manisasit, Xhafzotaj dhe Gjepalaj nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm per shkak te defekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *