E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq, bllokohet përkohësisht nga rrëshqitja e dherave rruga Elbasan-Gjinar

Rruga Elbasan-Gjinar u bllokua paraditen e sotme për rreth një orë, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut gjatë kësaj jave.

Situata problematike u regjistrua rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe krijuar vështirësi për banorët dhe mjete të tjera.

Reklamë

Ky aks rrugor është lidhja kryesore e disa fshatrave të zonës së Shpatit me qytetin e Elbasanit dhe zakonisht regjistron fluks të shtuar gjatë fundjavave për shkak të vizitorëve që frekuentojnë zonat e turizmit dimëror malor.

Aktualisht është hapur një korsi për të rikthyer qarkullimin, ndërsa në terren po punojnë ekipet e ASHP-së së Bashkisë Elbasan dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e qarkullimit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë