Moti i keq dhe shkarkesat elektrike kanë goditur një stallë bagëtish në fshatin Kallm i Madh në Fier.

 

Për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz apo bagëti por dëmi ekonomik është i madh për fermerin Agim Dogani.

 

Vetëtima ka djegur më shumë se 3 mijë balla me bazë ushqimore për bagëtitë, barë e tërshërë. Fermeri Dogani deklaron se dëmi i shkaktuar shkon në më shumë se 3 milionë lekë të rinj.

 

Ka mjaftuar një shkrepje vetëtime për të shkatërruar gjithçka. Dogani apelon për ndihmë pasi bagëtitë mbeten pa ushqim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *