Moti i keq ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse të vendit.

Për shkak të reshjeve të dendura të borës në aksin Përrenjas-Qafë Thanë u ndalua qarkullimi i mjeteve me tonazh të rëndë, ndërsa për gjithë mjetet e tjera lëvizja lejohej vetëm me zinxhirë.

Por në mbrëmje situata duket e normalizuar. Ministri i brendshëm Taulant Balla  ka bërë me dije se Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin.

Qafë Thanë-Reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm. Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin”, thotë Balla.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *