Rënia e papritur e temperaturave dhe reshjet e vazhdueshme dëborë, kanë sjellë vështirësi për kalimin në disa akse rruge.

 

ARRSH përmes një njoftimi për mediat bën me dije se të gjithë drejtuesit të kenë kujdes në akset Boboshticë-Dardhqë-Qafë, Qarri-Ersekë si dhe Voskop-Voskopoje ku qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhir.

 

“Në juglindje reshjet e dëborës vazhdojnë ende me intesitet te larte prej ores 12:00. Po punohet per mirëmbajtjen dimërore. Kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë nga km 14 -25. Voskop-Voskopoje pjesërisht me zinxhir. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *