E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moti i keq/ Aeroporti i Mynihut anulon dhjetëra fluturime

Autoriteti i Aeroportit të Mynihut njoftoi këtë të hënë anulimin e të gjitha fluturimeve hyrëse dhe dalëse të së martës, deri në mesditë.

 

Shkak janë bërë kushtet atmosferike, teksa parashikohenreshje bore dhe shi gjatë natës.

Të paktën 150 nisje dhe 160 mbërritje do të anulohen. Fluturimet do të rifillojnë pasdite, por priten kufizime në trafik.

Reklamë

 

Dëbora ka arritur një lartësi rekord për muajin dhjetor në Mynih, duke shkaktuar probleme të shumta në transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor.

Kujtohet se më shumë se 760 fluturime janë anuluar në aeroportin e Mynihut të shtunën për shkak të reshjeve të dendura të borës, që kanë prekur pjesën më të madhe të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.

Në të njëjtën kohë, një numër i madh udhëtarësh u bllokuan në stacionin qendror të Mynihut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë