Moti i ftohtë ka mbërthyer Europën. Nga veriu i kontinentit në drejtim të rajonit tonë po vijnë masa të ftohta arktike, që në ditët e ardhshme do të sjellin mot me acar dhe erë.

 

Rrymat e ftohta ajrore, nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë mbi rajon duke vazhduar të kushtëzojnë një kohë të acartë dhe reshje bore.

 

Ne Itali, dëbora ka rënë në Abruzzo dhe Molise, rajonet më të ekspozuara ndaj rrymave të ajrit. Përkeqësim të motit pritet të ketë edhe në Kalabri dhe në Sicili. Temperaturat në rënie pothuajse kudo, janë më të theksuara në anën e Adriatikut dhe në ishuj.

 

Edhe Greqia është përfshirë nga moti i keq me borë të dendur edhe në zonat me lartësi shumë të ulët, e gjithë kjo shoqërohet me erëra të forta. Ditën e shtunë dëbora e dendur do të vazhdojnë në zonën veriore dhe në ato qendrore të Greqisë.

 

Ndërsa ne Maqedoni, reshjet  më të mëdha të dëborës janë regjistruar në Mavrovë. Por problem ka edhe në Krushevë, Manastir e në zona të tjera. Sinoptikanët njoftojnë se moti i ftohtë me erë të fuqishme dhe reshje dëborë do të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen. Gjatë fundjavës temperaturat do ulen deri në minus 14 gradë.

 

E njëjta situatë është edhe ne Kosovë, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm, ndërsa ne shumë zona malore ka reshje të dendura dëbore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *