Shtetet e bashkuara te Amerikës po vuajnë pasojat e motit ekstrem. Mësohet se i ftohti ka shkaktuar 11 viktima deri tani.

 

Autoritetet e Nju Jorkut njoftuan mbylljen e shkollave,  për shkak të ciklonit të fuqishëm që pritet të sjellë temperature edhe me te ulëta dhe reshje të shumta bore.

 

Stuhia kërcënon Floridën, Nju Jorkun, Virxhinian dhe mund të shkaktojë reshje bore në disa qytete të tjera për herë të pare pas shumë vitesh.

 

Ekspertët paralajmërojnë se cikloni mund të jetë më i rrezikshëm se sa është parashikuar, e mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike, por edhe paralizimin e transportit publik.

 

Shërbimi Kombëtar sinoptik bën me dije se “masa ajrore e Arktikut e emërtuar “cikloni bombë” do të përfshijë e do të sjellë ere të forte dhe dëborë.

 

Mediat amerikane shkruajnë se zona më e rrezikuar  është veriu i Nju Jorkut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *