Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i vlerave të ulta barike ku vranësira dhe kthjellime të pakta mbizotërojnë deri në mesditë, kur vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në zonat e ulta dhe dëborë në zonat malore.

 

Më të konsiderueshme reshjet do të jenë në rajonin verior dhe jugor, KU herë pas-here do të jenë dhe intensive.

 

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C në zonat malore deri në 18°C në jugperëndimore.

 

Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *