Sipas MeteoAlb:Mbetemi edhe nesër në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke ndikuar kthjellime gjatë paradites.

 

Ndersa mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje dëbore në zonat malore dhe shira të dobët në jug-qëndër.

 

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 14°C.

 

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *