Vendi
Moti, e premte 27 mars 2020

Ilustrim · Vizion Plus
Sipas MeteoAlb: EDHE sot mbetemi në ndikimin e vlerave të ulta barike duke bërë që zonat Veriore dhe Qëndrore të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por zonat jugore mbeten me reshje gjatë paradites. Mesdita dhe orët vijuese shtrijnë gradualisht vranësirat dhe reshjet në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen me 2°C në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.




