Vendi
Moti, e mërkurë 25 mars 2020

Ilustrim · Vizion Plus
Sipas MeteoAlb: MBETEMI në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që deri në mesditë moti të MBETET me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, KU më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat lindore. Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.




