Sipas MeteoAlb: Edhe nesër vijon ndikimi i vlerave të presionit të ulët atmosferik ku gjatë paradites moti paraqitet me vranësira dhe shira mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

 

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që vranësirat të mbeten prezent por shirat do të jenë të përkohshëm.

 

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 5°C mëngjesi deri në 21 °C mesdita.

 

Era do fryjë e fortë sidomos në det të hapur me shpejtësi mbi 65 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *