Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e vlerave të larta barike duke bërë që deri në mesditë moti të jetë me kthjellime e vranësira të lehta. Ndersa pasditja dhe në vijim kemi shpeshtim të vranësirave në zonat përgjatë kufirit Lindor por pa reshje.

 

Temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes por mesdita sjellë rritje duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C deri në 11-12°C.

 

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

Vendet e Rajonit paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës MBETET me kthjellime dhe vranësira; KU më të shpeshta vranësirat paraqiten në Veri dhe Lindje duke sjellë reshje të pakta dëbore.

 

Ndërsa kthjellime më të shumta do të ketë Europa Jugperëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *