E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti e martë, 14 Janar 2020

Sipas MeteoAlb: Edhe nesër mbetemi në ndikimin e vlerave të larta barike. Për pasojë moti PARAQITET me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat përgjatë kufirit Lindor gjatë paradites.

 

Por mesdita dhe orët vijuese sjellin largim të vranësirave nga territori shqiptar , duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

 

Reklamë

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes POR mbeten kostante në meditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në zonat malore deri në 15°C bregdeti.

 

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

 

Rajoni dhe Europa

Vendet e Rajonit paraqiten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, po ashtu Rajoni i Mesdheut dhe pjesërisht Qëndra e Europës MBETEN me kthjellime.

 

Ndersa temperatura të ulta dhe reshje dëbore VIJOJNE vendet e Europës Veriore dhe Lindore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë