Sipas MeteoAlb: Edhe ditën e hënë MBETEMI në ndikimin e vlerave të larta barike ku kthjellime dhe vranësira dominojnë në të gjithë territorin, më të dendura vranësirat paraqiten në përgjatë kufirit Lindor por pa rreshje.

 

Pasditja dhe mbrëmja vijojne në të njëjtat kushte atmosferike, me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme në të gjithë Shqipërinë.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke variuar nga -7°C deri në 10°C, maksimumi në zonat Perëndimore.

 

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

 

Rajoni dhe Europa

Vendet e Rajonit paraqiten me mot të kthjellët, gjithashtu në kushte të qëndrueshme atmosferike MBETEN Pellgu i Mesdheut dhe Europa Qëndrore. Ndersa Brigjet e Egjeut vijojne me vranësira të dendura dhe reshje shiu.

 

Po ashtu Veriu dhe lindja e kontinentit Europian do të përfshihen nga reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *